Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Panairin e Librit “Prishtina 2026”, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe deputeti Nezir Kraki.
Edicioni i 26-të i panairit zhvillohet nën moton “Libri hap botën”. Ai organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Pallatin e Rinisë dhe Komunën e Prishtinës.
Të lidhura
None found
I hapur të mërkurën, më 17 qershor, panairi do të vazhdojë deri të dielën, më 21 qershor, dhe në të marrin pjesë rreth 100 botues shqiptarë.
Në kuadër të këtij organizimi po prezantohen afërsisht 2000 tituj të rinj librash.
Përgjatë panairit janë planifikuar mbi 40 aktivitete, mes tyre promovime dhe diskutime me autorë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të letërsisë dhe botimeve.
