Çfarë po ndodh? Rruga rrethohet me shiritë, prokurorët rikthehen në vendin ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani

Prokuroria e Elbasanit i është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sipas burimeve, bëhet me dije se prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë.

Prokurorët janë duke kryer veprime në vendin e ngjarjes që momentalisht është rrethuar me shirita./albeu.com/