Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani vajzat të cilat e konsideronin marrëdhënien e tyre si dy motra tashmë ajo është krisur.
Duket se tani jo vetëm që nuk janë motra, por as shoqe. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, duket se moderatorja e njohur i ka dhënë goditjen e fundit miqësisë me modelen.
Shkira i ka bërë “unfollow” në rrjetin social “Instagram” Nishanit, ndërsa kjo e fundit e ndjek akoma. Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhel por në epokën rrjeteve sociale një veprim i tillë interpretohet si dhënie fund e raporteve.
Ky gjest nga ana e moderatores vjen pas deklaratës së saj në një intervistë televizive, ku foli me ironi për shoqen që krijoi brenda shtëpisë së BB VIP.
“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë”, tha ajo./albeu.com