Antonela dhe Arsimi kanë tërhequr vëmendjen me një detaj.
Arsim Abduli para pak kohësh është larguar nga emisioni “Përputhen” duke thënë se ka obligime të tjera jashtë emisionit.
Por së fundi ai ka tërhequr vëmendjen duke u treguar i afërt me Antonelën e cila javëve të fundit është përqendruar tek Atdheu.
Në një postim në Instagram, Antonela publikoi foton e Arsimit dhe i bëri dedikim shoqëruar me këngën e Loredanës dhe Zunës.
“I dashuri im duket bukur në “Dolce & Gabbana”, ka shkruar ajo.
Në anën tjetër, Arsimi e ripostoi foton dhe shkroi “Ti je marihuana ime”, duke e shoqëruar me një emoji zemër.
Mbetet të shihet se a është kjo vetëm një lojë e tyre apo ka diçka më shumë mes tyre.