Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse bëni dush të ftohtë çdo mëngjes

Dushi i ftohtë nuk është shumë tërheqës për njerëzit, po ai sjell përfitime të mëdha për shëndetin tonë. Shihni më poshtë, sipas ekspertëve, pse është e dobishme për trupin të fillojë ditën tuaj me një dush të ftohtë:

1. Redukton inflamacionin

I ftohti ul ndjeshëm ënjtjen në trup përmes vazokonstriksionit, gjaku pompohet larg zonave inflamatore.

2. Rrit rrahjet e zemrës

Ndërsa venat bëhen më të ngushta, rrahjet e zemrës rriten natyrshëm për të furnizuar trupin me më shumë gjak të pasur me oksigjen. Një rritje e rrahjeve të zemrës bën që frymëmarrja të zgjerohet për të siguruar më shumë oksigjen në gjak. Ndërsa marrim frymë më thellë dhe pompojmë gjak me një shpejtësi më të lartë, qelizat tona marrin më shumë oksigjen, gjë që i ndihmon ato të funksionojnë më mirë.

3. Përmirëson gjendjen shpirtërore

Një dush i ftohtë mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit. Sipas një studimi, dushet e ftohta rrisin disponueshmërinë e neurotransmetuesve, siç është endorfina. Kjo nga ana tjetër përmirëson gjendjen shpirtërore.

4. Përmirëson shëndetin e flokëve

Kur laheni në ujë të ftohtë, përmirësoni shkëlqimin e flokëve. Flokët përmbajnë një proteinë të quajtur keratin, e cila vepron si një mburojë rreth gjëndrave për ta mbrojtur atë nga dëmtimi. Ashtu siç venat tona bëhen më të vogla kur ekspozohen ndaj të ftohtit, poret tona gjithashtu shtrëngohen në të ftohtë, duke e bërë lëkurën të duket më e butë. Përveç kësaj, dushi i ftohtë ndihmon në heqjen e toksinave nga lëkura jonë./albeu.com


Shtuar 8.05.2021 09:49