Çfarë i bëri opozitën e maxhorancën të bashkojnë votat në Kuvend?

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë të plotë votash Aktin Normativ për blerjen e 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer.

Ky akt, është miratuar me 126 vota pro dhe asnjë kundër, pra të gjithë faktorët kanë qenë në unanimitet të plotë për këtë vendim.

Blerja e këtyre dozave të vaksinave ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu./albeu.com