Çfarë është vendosur deri tani në samitin historik për planetin

Kanë mbetur edhe shumë pak orë në përfundimin e marrëvedhjeve për klimën, të cilat pritet të ndihmojnë në kufizimin e ngrohjes globale. Ja disa pika të rëndësishmederi më tani në COP26, samiti që nisi më 31 tetor dhe përfundon sot, 12 nëntor.

1 – Marrëveshja e SHBA-së dhe Kinës

SHBA dhe Kina njoftuan një marrëveshje dypalëshe për të dyfishuar përpjekjet e tyre për klimën. Deklarata e përbashkët e lëshuar nga Uashingtoni dhe Pekini bëri thirrje për “veprim të zgjeruar klimatik”, duke përfshirë një objektiv të ri, më të fortë për uljen e emetimeve në vitin 2025 dhe një premtim nga Kina për të ndjekur udhëheqjen e SHBA në uljen e emetimeve të metanit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe të tjerë e cilësuan atë si “një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur”.

2 – “Nuk jemi ende atje ku duhet”

Negociatat e vështira përfshinë pothuajse 200 vende në Glasgow pasi një projekt-marrëveshje u publikua së fundmi.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres tha sot se qëllimi i kufizimit të ngrohjes globale ishte “mbështetja e jetës” dhe bisedimet e COP26 deri më tani që nuk kanë arritur asnjë nga tre objektivat e OKB-së.

COP26 do të përfundojë të premten në mbrëmje, por një zgjatje nuk është përjashtuar.

3 – Danimarka dhe Kosta Rika nisin një aleancë ambicioze për të hequr gradualisht naftën dhe gazin

Danimarka dhe Kosta Rika filluan një aleancë ambicioze për të hequr gradualisht qymyrin dhe gazin. Gjashtë anëtarë, Franca, Grenlanda, Irlanda, Quebec, Suedia dhe Uellsi gjithashtu iu bashkuan grupit të njohur si “Beyond Oil and Gas Alliance” (BOGA).

Aktivistët e konsideruan masën si një “pikë kthese” ndërsa u kërkuan më shumë vendeve të bashkohen.

4 – BE-ja u kritikua për gjoja mbështetjen e projekteve të gazit me vlerë 13 miliardë euro

Aktivistët e klimës kritikuan BE-në për planet e supozuara për të mbështetur projektet e gazit me vlerë 13 miliardë euro.

“Që BE-ja të flasë për udhëheqjen e klimës, ndërkohë që pompon miliarda euro para publike në gazin fosil,” tha Nick Bryer, Drejtor i Fushatave Evropiane të 350.org.

“Dalja nga qymyri, për një numër shtetesh anëtare, do të duhet të ndodhë përmes një faze ndërmjetëse duke përdorur gazin natyror,” tha zëvendëspresidenti i BE-së Frans Timmermans në një konferencë për shtyp.

5 – Jeta e qëndrueshme urbane

Fokusi i COP 26 është vendosur edhe në jetën e qëndrueshme urbane. Ndryshimi i klimës është një sfidë që nuk mund të zgjidhet vetëm nga qeveritë. “Do të kërkojë bashkëpunim gjithashtu me qytete dhe shtete, biznese dhe universitete, kombe dhe organizata besimi dhe të gjithë në mes – sepse kjo është një situatë e gjithanshme,” u shpreh Michael Bloomberg, i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Ambiciet dhe Zgjidhjet Klimatike.

Konferenca e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (emri zyrtar për COP e klimës – Konferenca e Palëve) mbahet çdo vit që nga viti 1995. Takimet dy-javore janë një hapësirë e rëndësishme për palët e interesuara për të diskutuar krizën klimatike në nivel global.

Ka dy arsye kryesore pse samiti i vitit 2021 është kaq i rëndësishëm.

Së pari, Covid-19 bërë që individët dhe qeveritë t’i kushtojnë më shumë vëmendje mjedisit. Teksa shumë vende kërkojnë të rindërtojnë ekonomitë e tyre pas pandemisë, ka pasur një theks të madh në “ndërtimin më të mirë” përmes një rimëkëmbjeje të gjelbër.

Së dyti, COP26 po shihet si pasardhësi i COP21 ku u nënshkrua Marrëveshja e Parisit, padyshim suksesi më i madh në vitet e fundit. Marrëveshja e Parisit është një traktat ndërkombëtar mbi ndryshimet klimatike, i miratuar në vitin 2015. Ky traktat mbulon zbutjen, përshtatjen dhe financimin e ndryshimeve klimatike.

COP26 shihet si samiti për të trajtuar çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur që nga viti 2015, duke vendosur gjithashtu plane konkrete për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit./Euronews, Reuters,


Shtuar 13.11.2021 13:01