Çfarë duhet të bëni për të parandaluar sulmin në zemër

Sulmi në zemër është përhapur kohët e fundit dhe që të mos jeni ju i radhës që e pësoni, është mirë të tregoni kujdes. Më poshtë albeu.com ju tregon disa këshilla, se çfarë duhet të bëni, për të parandaluar një sulm në zemër.

Kufizoni konsumin e alkoolit!

Pirja e tepërt e alkoolit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëse pini më shumë se 7 gota në një javë, po dëmtoni shëndetin tuaj, prandaj reduktojeni.

Menaxhoni kolesterolin!

Nivele të larta të kolesterolit mund të bllokojnë arteriet dhe të rrisin rrezikun e sulmeve të zemrës. Ju duhet të ndiqni dieta të pasura me fruta, perime, arra, fara dhe drithëra të plota. Si dhe duhet të ushtroheni fizikisht. Ecja e shpejtë dhe biçikleta, ulin kolesterolin në gjak.

Mos pini duhan!

Pirja e duhanit rrit presionin e gjakut dhe rrit rrezikun e një sulmi në zemër. Të qenit i ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë është gjithashtu e dëmshme.

Ulni presionin e gjakut!

Presioni i lartë i gjakut zakonisht nuk ka simptoma, por është një nga shkaqet më të mëdha të sulmit në zemër. OBSH-ja rekomandon kontroll të shpeshtë të presionit të gjakut. Stresi mund të rrisë presionin e gjakut dhe në raste ekstreme, mund të shkaktojë sulm në zemër.

Trajtoni trupin tuaj mirë!

Ngrënia e ushqimit të mirë është një nga mënyrat më efektive për të shmangur sëmundjet e zemrës. Reduktoni ushqimet me yndyrë të ngopur, yndyrë të tepërt dhe me kolestrol. Ato zëvendësojini me vajin e arrës së kokosit, vajin e palmës ose me vaj ulliri dhe misri.


Shtuar 31.05.2022 21:54