“Çfarë bëra, më vdektë goca”, dëshmitari zbulon detajet nga momenti i vrasjes së Mehmet Qemës

Vrasja e Mehmet Qemës në rrugën “5 Maji” shkaktoi një zhurmë të madhe dhe tronditje edhe në botën e showbizit, pasi 27 vjeçari kishte miqësi me shumë reperë.

Por dëshmia e një pronari servisi aty pranë mund të hedhë më shumë dritë mbi vrasjen e Mehmet Qemës.

Në seancën gjyqësore që është zhvilluar sot për caktimin e masave të sigurisë, u zbardhën detaje nga dosja hetimore e prokurorisë.

Hetuesit kanë marrë dëshminë e këtij pronari servisi që ndodhej pranë vendit të ngjarjes mbrëmjen e të hënës.

Mësohet se ai ka rrëfyer për hetuesit se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e ka telefonuar. Nga ana tjetër e telefonit, i kanë thënë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’.

“Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se cfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante po bërtiste po fliste përcart, ‘o cfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon.

Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë.

Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali te shtëpia e bardhë”. thuhet në dosjen hetimore.

 

 


Shtuar 15.05.2021 13:06