Ceremoni zyrtare për 111-vjetorin e Pavarësisë, Rama dhe Kurti bashkë në Vlorë

Dita e Flamurit kremtohet dhe nderohet sot nga mbarë shqiptarët, si festa e krenarisë kombëtare dhe përkujtimit të 111 vjetorit të Pavarësisë.

Vlora mikpriti, siç e do tradita, qindra qytetarë, në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan aktin e lartë kombëtar të shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama, vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur./albeu.com