Celibashi pranon problemet: Puna është e vështirë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka mbështetur raportin paraprak të misionit të OSBE/ ODIHR, ku thekson se gjetjet e tij janë në përputhje edhe më ato të KQZ.

“Ne gjejmë të gjitha vlerësimet realiste dhe shumë për shumë prej tyre qoftë të aspekteve pozitive dhe negative edhe KQZ ka të njëjtin opinion”- tha Celibashi.

“Në Libohovë dhe Pustec, procesi ka përfunduar tërësisht si me partitë, edhe me kandidatët. Tërësisht ka përfunduar procesi edhe për zonën zgjedhore 10, ku është përdorur sistemi i votimit elektronik. KQZ po ndjek me shumë vëmendje ecurinë e procesit. Për fat të keq vijojmë të kemi probleme në sjelljen e anëtarëve të KZAZ dhe grupeve të numërimit. Jemi realisht të ndërgjegjshëm që puna është shumë e vështirë, por kemi të dhëna që shpeshherë, në rastet problematike, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive, apo të ndërhyrjes së përfaqësuesve politikë. Por, pas ndërhyrjes së KQZ, situata ka ndryshuar, në ato KZAZ që ka pasur raportime. Nuk kemi ndonjë KZAZ, ku të jetë ndërprerë procesi i numërimit aktualisht”, tha Celibashi /albeu.com/


Shtuar 26.04.2021 19:24