CAOS SUPER LEAGUE: 6 klubet big angleze janë brenda projektit, banka e njohur financon 5 miliardë euro!

Emrat e mëdhenj të futbollit anglez janë gati të hyjnë në projektin dhe formacion e ri, Super League Evropiane.

Sky Sports është i sigurt për këtë dhe shpjegon se në kompeticionin e ri do të jenë Liverpool, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Tottenham.

Kampionati i ri do të përfshijë shifra marramendëse që do t’u jepen klubeve pjesëmarrëse…

Rreth 5 miliardë dollarë janë zotuar për këtë projekt të ri nga banka amerikane JP Morgan.

Oksigjen i freskët për financat e klubeve që janë goditur rëndë nga pandemia e Coronavirus, e cila ka përshpejtuar kontaktet që kanë vazhduar për vite me rradhë.

Sky Sports News u është drejtuar gjashtë klubeve të Premier League për komente, duke përfshirë Manchester United dhe Tottenham, por të dy kanë refuzuar t’i përgjigjen.

Një njoftim zyrtar për shtyp pritet ende…


Shtuar 18.04.2021 23:40