Një defekt i papritur ka ndodhur në rrjetin e ujësjellësit, gjë e cila ka lënë pa furnizim me ujë banorët e zonave të Farkës dhe Lundrës. Tubacioni i ujit në Unazën e Madhe të Tiranës, në segmentin që të çon drejt TEG-ut është çarë dhe ka shkaktuar disa probleme.
Kjo pasi, përveç ndërprerjes së furnizimit me ujë, ka shkaktuar rrjedhje uji në rrugë, duke penguar fushëpamjen e drejtuesve të automjeteve.
Të lidhura
None found
Uji bie nga lartësia mbi makinat të cilat kalojnë në këtë rrugë, ndërsa drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar pasi mund të bëhet burim aksidenti.
Sipas informacioneve, riparimi i defektit ka nisur, por banorët pritet të vijojnë të përballen me mungesë uji deri në përfundimin e punimeve.
