Analisti Andi Bushati e ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berishën, se përse ai nuk i përmend me emra, oligarkët pranë qeverisë së Edi Ramës, ndërsa i kujtoi se në vitin 2005 i përmendte oligarkët me emra, ndërsa sot retorika e tij ka ndryshuar.
Berisha tha se për të bërë denoncime me emra, duhen dokumenta.
Replikat Berisha – Bushati
Andi Bushati: Unë mendoj se Rama e mban pushtetin me oligakrët. Ju nuk flisni më për ta. Mos vjen ngaqë Rama i trashëgoi oligarkët nga ju? Çfarë vështirësie ka Berisha të matet me pushtetin real të Ramës?
Sali Berisha: Nuk ka asnjë vështirësi Berisha. I kam denoncuar sa herë ka qenë rasti.
Andi Bushati: Po të krahasoj me 2005 kur i thoshe emrat.
Sali Berisha: Problemi është këtu. Njëherë gjatë qeversjes time, nuk mund të tregosh një njeri që përfitoi nga unë. Ka patur 30 kompani të licensuara për naftën. Monopolet u krijuan nga Edi Rama.
Andi Bushati: Filluan në qeverinë tuaj. E kam te denoncimi. Berisha i sotëm nuk është Berisha i 2005.
Sali Berisha: Unë denoncoj mbi bazën e aferave.
Andi Bushati: Aferat janë sheshit këtu…
Sali Berisha: Kur të kem dokumenta, do të merrem me to në mënyrë të padiskutueshme. Pa dokumenta unë nuk mund të flas. Së dyti, nuk them unë që vetëm unë e mund Ramën, por ka një gjë, këto tetë vite, është krijuar një mit për Edi Ramën, se Edi Rama nuk mundet. Ky mit, përgjegjësi ka opozita.
Andi Bushati: Është shprehja juaj, nuk mundet Rama me zgjedhje. Jo se është e pavërtetë, edhe unë e besoj këtë.
Sali Berisha: Tani Edi Rama mundet dhe do të mundet. Jo se unë kam një mrekulli, por një opozitë nuk ishte e vërtetë ndaj Ramës, por me një opozitë të vërtetë mundet. Të garantoj, që nëse opozita do të ndiqte linjën e vërtetë opozitare, Rama kurrë nuk kishte shumicën në parlament. Opozita bëri gabimet më të pafalshme