Shtrimi i saj në spital dhe anulimi i disa udhëtimeve të planifikuara kanë shkaktuar shqetësim te britanikët për shëndetin e mbretëreshës Elizabeth II.
Sipas burimeve nga pallati Buckingham për US Weekly, shëndeti i mbretëreshës nuk është edhe aq mirë sa është deklaruar publikisht.
Mbretëresha Elizabeth aktualisht po punon nga Ëindsor Castle, duke ndjekur këshillën e mjekëve të saj se ajo ka nevojë për pushim. Dhe që pas shtrimit në spital, shqetësimet për shëndetin e saj u rritën.
“Ka një shqetësim të madh në rrethet mbretërore,” tha një burim për Us Ëeekly, duke shtuar: “Sado e pathyeshme që mund të duket, Mbretëresha Elizabeth është një qenie njerëzore që nuk mund të jetojë përgjithmonë”. “Në fakt, situata është shumë më keq nga sa dihet”, pohon një burim.
Që nga fillimi i tetorit, Mbretëresha Elizabeth ka bërë gjithsej 19 dalje publike. Pas vdekjes së burrit të saj, Princit Philip, padyshim që donte të kthehej në normalitet sa më shpejt të ishte e mundur. Por, si duket vdekja e bashkëshortit e kanë bërë të mos e rimarrë veten, shto këtu dhe moshën e saj të thyer./albeu.com