Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ngrenë grup të përbashkët pune për përballimin e krizës

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski qëndroi sot në Sofje ku u takua me homologun e tij bullgar Gallab Donev. Dy kryeministrat biseduan për krizën energjetike. Gjatë takimit u arrit marrëveshje për formimin e grupeve të punës mes dy vendeve, detyra e të cilëve do të jetë sfida me krizën energjetike.

“Kriza energjetike që po dridh ekonominë në korniza botërore. Gjatë këtij viti po përballemi me një krizë të re, mungesa e energjisë elektrike. Ne si qeveri dhe politikanë përgjegjës duhet të krijojmë kushtet më të mira në kohë krize. Andaj edhe jemi sot këtu që bashkë me Republikën e Bullgarisë të gjejmë një zgjidhje për furnizim me energji elektrike”, deklaroi Kovaçevski.

Ndërkohë kryeministri bullgari Gallab Donev, deklaroi se është rënë dakord për formimin e grupeve të punës ku do të diskutohen parametrat teknik.

“Biseduam për marrëdhëniet në fushën e gazit, do të vazhdojmë me bashkëpunimin tonë në interes të ekonomive tona”, tha Donev./alsat


Shtuar 5.09.2022 16:13