Bujar Nishani përcillet sot në banesën e fundit, pamjet LIVE nga homazhet te Presidenca

Sot ish-presidenti Bujar Nishani që ndërroi jetë disa ditë më parë, përcillet në banesën e fundit. Homazhet në nderim të tij po zhvillohen te Presidenca.

I pari që ka kryer homazhe për ish-kryetarin e shtetit ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta.

Nderimet për ish kreun e shtetit nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

Kujtojmë se sot është Ditë Zie kombëtare dhe të gjitha institucionet kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë në nderim të presidentit të njerë./albeu.com

 

 


Shtuar 2.06.2022 10:10