“Ngriva shkriva dhe hapa dollapa”, fëmijëria para se teknologjia të pushtonte botën (FOTO LAJM)

 Fëmijëria është padyshim një ndër periudhat me të bukura të jetës. Kur vitet kalojnë dhe ne rritemi, padyshim që vitet e fëmijërisë i kujtojmë me nostalgji.

Shumë lojëra të dikushme mund të duken të çuditshme për fëmijët sot, të cilët në pamundësi për të qenë bashkë poshtë pallatit, apo në ndonjë fushë tjetër, krijojnë ambientet e tyre në mënyrën virtuale.

Këto janë disa nga lojërat që fëmijët loznin më pate e tani na krijojnë nostalgji.

Loja me Litar

Dy persona qëndronin në të dyja anët e litarit dhe e tundnin në të njëjtin ritëm. Në mes kërvenin një ose më shumë person. Disa nga vargjet që e shoqëronin këtë ljë ishin: “O litar, litar i hjatë që s’pushon as ditë as natë,  Luajnë vajzat me litar me nga shjetë pa lënë në radhë… 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10”.

Kala Dibrançe

Në këtë lojë marrin pjesë persona të ndarë në dy grupe. Një grup vendoset në mesin e fushës duke formuyar kalanë të përkulur me shpinë dhe të kapur dorë për dore më njëri – tjerin. Grupo kundërshtar nisen të hidhen mbi personat që kanë formuar kalanë deri sa ta shembin atë.

Kalaja nuk duhet të lëvizë gjatë lojës.

Hapa Dollapa

Kjo lojë luhet më dy ose më shumë persona. Teksa njëri mbyllte sytë dhje mbështetej në një mur apo pemë me njërin krah para fytyrës, të tjerët duhet të fshiheshin. “Hapa dollapa kush është fshehur mbrapa”, ishin fjalët që persona që kishte mbyllur sytë duhet të thoshte.

Ngriva Shkriva

Një person ndiqte të tjerët nga pas dhe duhej ti prekte para se ato të thoshin fjalën ngriva. Kur lojtari thoshte “ngriva” ai bëhej imun dhe nuk mund të prekej. Loja vazhdonte derisa lojtari të thoshte fjalën “shkriva”.

Shtet – Qytet

Në këtë lojë duhej të gjendej emri i shtetit apo qytetit, shkronja e parë e të cilëve zbulohej. Loja quhej e fituar nëse gjendej i saktë ky emër.

Telefoni i Prishur

Një varg njerëzish transmetonin tek njëri tjetri një fjalë të thënë në vesh, nga i pari tek i fundi i lojës. Qëllimi ishtë që fjala të dilte ashtu si ishte thënë në filllim. Nëse gabohej personi që e kishte thënë gabim skualifikohej.

Loja me Guzhineta

Karroca me guzhineta ishte loja më e preferuar e fëmijëve të asaj kohe. Me një copë dërrasë apo me një arkë të vendosur në guzhineta krijonin automjetin e tyre dhe shëtisnin rrugëve duke i shtyrë dikush nga pas.

Loja me Pafka

Në dysheme vizatoheshin katrorë me numra të ndryshme dhe vendosej një pafkë të cilën duhej ta shtyje me njërën këmbë, nga fillimi deri në fund të kuadrateve./albeu.com