Britania: Duhet ta marrim seriozisht, Putin kërcënon me përshkallëzim konflikti

Fjalimi i së mërkurës i presidentit rus, Vladimir Putin, ishte një përshkallëzim shqetësues dhe kërcënimet që i bëri ai duhet të merren seriozisht.

Kështu tha ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Gillian Keegan për Sky News.

“Është e qartë se është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, ju e dini, ne nuk e kemi kontrollin. Ky është padyshim një përshkallëzim”, tha ajo.

Më parë, Putin tha se kishte “shumë armë për t’u përgjigjur” ndaj atyre që ai i quajti kërcënime perëndimore.