Taylor Ward i u ka dhënë fansave të saj një vështrim të shkurtër mbi apartamentin e ri prej dy milionë funtesh që e bleu me të dashurin e saj, Riyad Mahrez.
23 vjeçarja – e cila është vajza e milioneres Dawn Ward – është ende në mes të rinovimit të vendbanimit të tyre të ri por po i mban ndjekësit në rrjete sociale të azhurnuar me progresin e tyre.
E entuziazmuar për shtëpinë e tyre të parë së bashku, Taylor krijoi një llogari në Instagram kushtuar rinovimit dhe së fundmi zbuloi një azhurnim të gardërobës së saj si dhe banjës së re.
Taylor ka postuar një mori fotografish në korridorin e tyre të gjerë që mburret me mure të bardha dhe dysheme mermeri.
Si dhe ka treguar përparimin e apartamentit të saj të ri, bukuroshja ka ndarë disa shkrepje të mrekullueshme nga vendi që ndan me yllin e Manchester City.
Vendbanimi i saj aktual përmban dritare nga dyshemeja në tavan që mbush hapësirën moderne me dritë natyrore.
Muajin e kaluar, ne zbuluam se futbollisti po blinte një apartament prej dy milionë funtesh me Taylor vetëm një vit pasi ata filluan takimet.
Riyad është ndarë nga bashkëshortja Rita gjatë vitit të kaluar dhe ish-çifti ndajnë së bashku dy fëmijë.
Futbollisti dhe partnerja e tij e re u zhvendosën së bashku para Krishtlindjeve dhe tani e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.