Zjarr masiv në Gargano, turistët largohen me anijet e Rojës Bregdetare ndërsa flakët u afrohen zonave të banuara

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është regjistruar në Gadishullin Gargano, në pjesën rurale dhe periferike të komunës së Peschici-t, në provincën e Foggia-s, pranë Gjirit të Manaccorës.

Të lidhura

None found

Zjarri është shtrirë deri në zonat bregdetare të Peschici-t dhe Vieste-s, dy destinacione të njohura gjatë verës. Pushuesit janë larguar nga plazhet përmes anijeve të Rojës Bregdetare, ndërsa mediat lokale raportojnë se nuk ka të lënduar apo viktima.

Në operacionet për kontrollin e flakëve janë angazhuar dy avionë zjarrfikës Canadair dhe forcat e mbrojtjes civile.

Tymi i dendur i ngritur nga zjarri mund të shihet nga dhjetëra kilometra larg vijës bregdetare.

Vatra ka përfshirë aktualisht edhe bregdetin e Molise-s së Poshtme, pikërisht në zonën kufitare me Garganon. Turistët janë nxjerrë nga kampingjet dhe strukturat turistike pranë plazhit, ndërsa 21 të moshuar të një azili janë transferuar në ambientet e kishës dhe të famullisë.

Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme jugperëndimore, flakët kanë shkrumbuar bimësinë natyrore dhe kanë avancuar me shpejtësi në drejtim të disa qendrave të banuara dhe zonave turistike. Kolonat e larta të tymit kanë shkaktuar gjithashtu vështirësi në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor.


Shtuar 26.07.2026 17:09

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort