Shtatë fëmijë u vranë sot nga një “pajisje shpërthyese” në provincën Daraa në Siri, njoftuan mediat shtetërore.
“Shtatë fëmijë” u vranë dhe “dy persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë një grua, kur një pajisje shpërthyese e vendosur nga terroristët” shpërtheu në qytetin e Sana’min, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Sana, duke cituar një burim policor.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dha një deklaratë të ndryshme, duke thënë se “tetë fëmijë të moshave të ndryshme u vranë dhe një u plagos” në shpërthim.
“Anëtarë të grupeve paraushtarake” akuzohen për vendosjen e mjetit shpërthyes duke synuar një person të paidentifikuar në zonë.
Deraa ishte vendlindja e kryengritjes së vitit 2011 kundër presidentit Bashar al-Assad, por u kthye në kontrollin e Damaskut në vitin 2018 nën një marrëveshje armëpushimi të mbështetur nga Rusia.
Që atëherë, krahina ka qenë në mëshirën e vrasjeve, konflikteve dhe kushteve të vështira të jetesës.
Që kur shpërtheu në vitin 2011, lufta në Siri ka vrarë më shumë se 507,000 njerëz, ka zhvendosur miliona dhe ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe humanitare.