Këtë të hënë, gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia e njohur Lajda Porja, ka ndarë detaje mbi ecurinë e motit për ditët që vijnë.
Ajo bëri të ditur se vlerat termike do të jenë në përputhje me muajin korrik.
Të lidhura
None found
Sipas parashikimit të saj, të hënën termometri do të shënojë deri në 33°C, ndërsa të martën dhe të mërkurën pritet një ngjitje e lehtë, rreth 34°C.
Porja nënvizoi se në këto tre ditë në zonat malore si Bajram Curri, Puka, Bulqiza, Peshkopia, Librazhdi, Elbasani dhe qarku i Korçës do të ketë rrebeshe shiu.
Që prej së enjtes, sipas saj, masat e nxehta afrikane do të kthehen sërish në Shqipëri dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo periudhë e të nxehtit ekstrem pritet të zgjasë të paktën 5 deri në 6 ditë.
Ajo shtoi gjithashtu se; gjatë fundjavës temperaturat do të rriten gradualisht nga dita në ditë dhe mund të shkojnë deri në 39°C ose 40°C. Sipas saj, nga data 9 korrik e në vazhdim do të regjistrohen vlerat më të larta të këtij muaji.
