Një shpërthim i fuqishëm në detin Kaspik, pranë Azerbajxhanit mbrëmjen e djeshme frikësoi mjaft banorët vendas.
Fillimisht ishin autoritetet azere që deklaruan se bëhej fjalë për një vullkan që shpërtheu papritur dhe u shoqërua me një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter.
Ata mohuan edhe të kishte ndonjë avari në njësitë e nxjerrjes së gazit të kompanisë “SOCCAR”.
Ndërkohë, gjithçka u zbulua sot në mëngjes kur autoritetet fotografuan një ishull që u formua nga dalja e llavës dhe baltës nga thellësia e tokës. /abcnews.al