Prag tragjedie në Nepal, avioni i Fly Dubai për pak rrëzohet gjate ngritjes: 50 000 persona ndjekin LIVE dramën
Kryeqyteti i Nepalit Kathmandu për pak u përball me një tjetër tragjedi gjatë orëve të mbrëmjes së sotme teksa një avion i kompanisë Fly Dubai humbi një motor gjatë ngritjes në ajër.
Në rrjetet sociale u shpërndanë menjëherë pamjet e një lëmshi zjarri që vërtitej në qiell mbi aeroport duke kërkuar që të ulej sërish në tokë, teksa ata që e shihnin po luteshin që të mos përsëritej tragjedia e pak muajve më parë ku humbën jetën dhjetëra persona.
Avioni Boeing 737 ishte nisur për në Dubai por u detyrua që të qendronte disa minuta në qiell deri sa shkarkoi karburantin për t’u ulur në një aeroport aty pranë, raporton AlbEu.com
Pas ngjarjes dhe publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, 50 mijë persona po ndiqnin LIVE nga flightradar se si do të shkonte fati i pasagjerëve në këtë avion.
Kujtojmë se kompania Fly Dubai fluturon edhe nga Shqipëria, ndërsa duhet theksuar se humbja e motorit gjatë ngjitjes është një fenomen i pazakontë për avionët, gjë që në shumë raste vjen për shkak të problemeve me mirëmbajtjen. /AlbEu.com
avioni fly dubai tragjedie