Stuhia më e rëndë aziatike ka përfshirë dje rajonin kinez të Hainan me erëra të dhunshme dhe reshje të rënda që lanë të paktën 2 njerëz të vrarë e plagosën më shumë se 90.
Pamje të shumta të postuara në rrjetet sociale tregonin thyerje të dritareve e pemëve nga erërat që arrinin në 234km/ore.
Stuhia besohet se është dyfishuar në fuqi që prej ardhjes nga Filipinet ku kishte lënë disa viktima në fillim të javës. Dhe tajfuni njohur si Jagi u përplas në qytetin Venchang në Hainan duke shkaktuar dëme të shumta e duke lënë dhjetra mijëra pa energji elektrike, shkruan agjencia shtetërore Xinhua.
Të lidhura
None found
Zyrtarët shtonin se mijëra anëtarë të grupeve emergjencës kishin dalë për ndihmë në terren dhe deri mëngjesin e sotëm energjia elektrike ishte rikthyer në shumicën e zonave.
Disa qindra mijera njerez jane urdheruar te evakuohen nga shtepite.
Aeroporti kryesor i rajonin pritej të rihapej pasditen e sotme.

