Një ngjarje tragjike është shënuar në qytetin e Astanës, në Kazakistan, ku një grua 27-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi është hedhur nga kati i 15-të i një pallati.
Gjatë rënies, ajo ka përfunduar mbi një karrocë fëmijësh, ku ndodhej një vogëlush dyvjeçar. Përplasja rezultoi fatale për fëmijën, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Të lidhura
None found
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe arsyet që e shtynë 27-vjeçaren drejt këtij veprimi.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Emergjencave tregojnë se rastet e fëmijëve që bien nga lartësitë mbeten një shqetësim në rritje.
Vetëm gjatë periudhës nga janari deri në maj të vitit të kaluar, u regjistruan 60 raste të fëmijëve që ranë nga dritaret.
Nga këto incidente, 5 fëmijë humbën jetën, ndërsa 55 të tjerë u dërguan në spital me plagë të rënda.
Ndërkohë, përgjatë vitit 2024, autoritetet raportuan 196 ngjarje të tilla.
