Varianti i ri godet Italinë, mbi 100 mijë të infektuar dhe 227 viktima

Italia vijon që të regjistrojë shifra të larta infektimesh me koronavirus ndikuar edhe nga varianti i ri i COVID, Omicron.

Sot janë shënuar 101.762 raste të reja me koronavirus nga 612.821 tamponë që janë bërë. Pozitiviteti ishte 16.6%.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 227 vdekje të tjera (krahasuar me 157 të dielën) në total, që nga fillimi i pandemisë, numri i fataliteteve ka arritur në 139,265.

Në terapi intensive janë shtruar 1606 pacientë ndërsa janë shëruar 56560.


Shtuar 10.01.2022 17:54