Pas sulmeve në Moskë me mbi 40 viktima dhe qindra të plagosur,Ukraina ka reaguar duke mohuar që të kenë gisht në çfarë ndodhi pak orë më parë.
“Ukraina sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me të shtënat dhe shpërthimet në komunën Crocus në (rajonin e Moskës, Rusi). Nuk ka absolutisht asnjë lidhje.”, ka shkruar këshilltari i presidencës ukrainase, Mikhailo Podolyak.
‘Së pari, Ukraina ka luftuar me ushtrinë ruse për më shumë se dy vjet. Dhe gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës, vetëm nga sasia e armëve dhe vendimet cilësore ushtarake. Sulmet terroriste nuk zgjidhin asnjë problem,” shpjegoi ai.
“Së dyti, Ukraina nuk ka përdorur kurrë metoda terroriste. Është gjithmonë e padobishme. Ndryshe, meqë ra fjala, vetë Rusia, e cila ka përdor sulme terroriste në luftën aktuale kundër Ukrainës dhe më herët në historinë e saj sulmoi qytetarët e saj për të iniciuar ‘aksione kundër-terrorizmit’ të mëvonshëm kundër grupeve etnike protestuese. Dhe së treti, shumë kohë përpara ngjarjeve në Crocus City Hall, ne kishim dëgjuar paralajmërime publike nga ambasadat e huaja të vendosura në Moskë për mundësinë e akteve të tilla të përgjakshme,” shtoi ai.