Ukraina nënshkruan marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Kanadanë dhe Italinë në ditën e dytë të përvjetorit të pushtimit rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi sot, në përvjetorin e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë me Kanadanë dhe Italinë. Kievi kërkon të konsolidojë aleancat e tij perëndimore duke përfunduar marrëveshjet përkatëse të sigurisë me një numër të vendeve, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

“Sot, Ukraina është qartësisht më e fortë se dy vjet më parë. Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes me Kanadanë që forcon pozitën e popullit tonë dhe veçanërisht të ushtarëve tanë”, shkruan Zelensky në Telegram.

Ai falënderoi kryeministrin kanadez Justin Trudeau për vizitën në Kiev, ndërkohë zyra e kryeministrit kanadez njoftoi se teksti i marrëveshjes përfshin angazhime të rëndësishme dhe afatgjata të Kanadasë për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës.

Në total, Kanadaja do t’i sigurojë Ukrainës rreth 2.2 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe ushtarake në vitin 2024, sipas të njëjtit burim. Më herët, presidenti Zelensky njoftoi nënshkrimin e bashkëpunimit dypalësh të sigurisë me Italinë , kryeministrja e së cilës, Georgia Meloni, gjithashtu vizitoi Ukrainën sot.

“Ky dokument hedh një themel të fortë për një partneritet afatgjatë të sigurisë midis Ukrainës dhe Italisë,” tha presidenti ukrainas, shkruajnë mediat e huaja.


Shtuar 24.02.2024 22:38