U kapën në “shtëpi bari”, dënohen me burg dy shqiptarë

Dy shqiptar janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar. Mësohet se Anduen Spahiu, 20 vjeç dhe Reols Havalja, 26 vjeç, u kapën duke u kujdesur për një “shtëpi bari” në Bedëas, Caerphilly, më 31 janar. Oficerët kishin marrë fillimisht raportime për një burrë duke hequr një sasi kanabisi nga një shtëpi.

Gjithashtu dy kopshtarëve iu gjetën 10 kg kanabis me vlerë deri në 50,000 £ që ishin ngarkuar në një furgon. Spahiu dhe Havalja, të dy pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe posedimin e kanabisit me qëllim furnizimin me kanabis.

Gjykata dëgjoi se Havalja kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishte udhëtuar nga Shqipëria. Spahiu kishte mbërritur gjithashtu ilegalisht në MB dhe pretendonte se po punonte për të shlyer borxhin e tij për ata që organizuan transportin e tij në vend. Në përfundim të gjykimit Spahiu dhe Havalja u dënuan respektivisht 11 dhe 13 muaj burg.


Shtuar 10.09.2024 18:30