Dokumentoi marrjen e inerteve nga Shkumbini, gazetari Osman Stafa kallëzon ndjekjen dhe bllokimin e rrugës

Osman Stafa, gazetar i News24, i është drejtuar Policisë së Elbasanit me kallëzim pasi, sipas tij, u intimidua menjëherë pasi dokumentoi nxjerrjen e inerteve nga lumi Shkumbin. Ai kishte shkuar në zonë për të kontrolluar denoncimet e banorëve dhe filmoi mjete të rënda duke marrë zhavor nga shtrati i lumit.

Stafa deklaron se, sapo përfundoi filmimet dhe u nis drejt Elbasanit, u ndoq nga një automjet me targë AB489YZ. Sipas rrëfimit të tij, makina i bllokoi rrugën dhe e detyroi të ndalonte.

Të lidhura

None found

Gazetari tregoi se regjistroi për 20 sekonda një eskavator që po nxirrte inerte nga lumi Shkumbin. Pasi hipi në makinë dhe doli në rrugë për të udhëtuar drejt Elbasanit, një fuoristradë e zezë iu vendos pas në mënyrë të dhunshme dhe i sinjalizoi me drita që të ndalonte. Ai vijoi lëvizjen, ndërsa automjeti iu afrua shumë nga krahu i majtë dhe më pas i doli përpara, duke i prerë rrugën. Stafa tha se u tërhoq disa metra mbrapsht me makinën e tij, e kaloi fuoristradën nga ana e djathtë dhe vazhdoi rrugën. Sipas tij, ndjekja zgjati rreth 1 km.

Në kallëzimin e paraqitur në Policinë e Elbasanit, Stafa ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave që gjendeshin në automjet dhe mbledhjen e administrimin e çdo prove. Ai u ka bërë thirrje gjithashtu institucioneve përgjegjëse që të kontrollojnë nëse aktiviteti i filmuar në lumin Shkumbin zhvillohej në përputhje me ligjin.

Gazetari theksoi se veprime të tilla, të cilat i cilësoi të ngjashme me akte mafioze, nuk do ta frikësojnë. Stafa u shpreh se do ta vazhdojë me përkushtim punën e tij, pa pasur frikë nga askush, si dhe do të verifikojë e publikojë në media çdo denoncim që merr nga qytetarët. Ai përfundoi duke deklaruar se kërcënime të tilla “alla mafioze” nuk e trembin.


MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş