KE ngre alarmin për ndërhyrje politike dhe dobësi në drejtësinë e Maqedonisë së Veriut

Komisioni Evropian (KE), në raportin e tij më të ri për sundimin e ligjit, evidenton shqetësime të rënda për gjendjen në Maqedoninë e Veriut. Sipas dokumentit të Brukselit, sistemi gjyqësor është përballur me ndërhyrje dhe presione të drejtpërdrejta nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv. Në fokus të veçantë janë ndryshimet e debatueshme të Kodit Penal, procesi kontrovers i shkarkimit të ish-prokurorit publik dhe niveli i lartë i korrupsionit në prokurimet publike dhe në shëndetësi.

Të lidhura

None found

Raporti thekson se deklaratat kritike të zyrtarëve qeveritarë ndaj institucioneve të drejtësisë janë shtuar. Po ashtu, mënyra e zhvillimit të procedurës për shkarkimin e Kryeprokurorit Publik ka nxjerrë në pah një rrezik të madh të politizimit, proces që përfundoi me dorëheqjen e tij.

Sa i takon Kuvendit, KE vlerëson se janë shënuar përparime të caktuara në rritjen e efikasitetit të punës së legjislativit. Megjithatë, Komisioni Evropian vëren se vazhdon praktika shqetësuese e miratimit të një numri të konsiderueshëm ligjesh të rëndësishme përmes procedurës së shkurtuar.

Në dokumentin zyrtar, Brukseli i përshkruan qartë presionet ndaj pushtetit gjyqësor në vend. KE paralajmëron se ndërhyrjet dhe presionet nga degët e tjera të qeverisjes vazhdojnë të krijojnë shqetësime serioze për ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit. Sipas raportit, përfaqësues të zgjedhur dhe zyrtarë të qeverisë kanë shtuar sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, duke i akuzuar për korrupsion, ndërsa nivelet më të larta qeveritare kanë folur për plane për “spastrimin” e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Komisioni vlerëson se deklarata të tilla mund të cenojnë pavarësinë e drejtësisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Gjithashtu, ai nënvizon se procedura për shkarkimin e Kryeprokurorit Publik zbuloi rrezik politizimi dhe mangësi në rregullat që përcaktojnë shkarkimin.

KE i konsideron ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2023 si një ndër pengesat kryesore për ndjekjen e krimit të kryer nga zyrtarët e lartë. Analiza thekson se rastet e korrupsionit të profilit të lartë pothuajse nuk arrijnë asnjëherë deri te një epilog përfundimtar gjyqësor, duke ushqyer te qytetarët perceptimin e pandëshkueshmërisë së plotë.

Puna e Zyrës së Prokurorit Publik në luftën kundër krimit të organizuar vështirësohet edhe nga teknologjia e amortizuar, mungesa e prokurorëve dhe burimet e pamjaftueshme financiare./Telegrafi/


MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş