Avokati Gjini kallëzon penalisht ministren serbe Paunoviq, kërkon angazhimin e INTERPOL-it

Avokati Gent Gjini ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundër ministres serbe Snezhana Paunoviq. Ai ka kërkuar angazhimin e mekanizmave ndërkombëtarë, përfshirë INTERPOL-in, si dhe lëshimin e një fletarresti ndërkombëtar ndaj saj.

Të lidhura

None found

Sipas Gjinit, veprimet dhe deklaratat e Paunoviqit janë shqetësuese, veçanërisht për faktin se ajo mban post në qeverinë aktuale serbe. Ai tha se rasti duhet të trajtohet edhe në nivel ndërkombëtar dhe ndaj ministres, të cilën e cilësoi të pandërgjegjshme dhe shoviniste, të iniciohet procedurë për fletarrest ndërkombëtar.

“Ky veprim i saj neve na shqetëson sepse duhet ditur që kjo ministre është në qeverinë aktuale. Kjo na cenon neve. Duhet domosdoshmërisht të involvohet dhe faktori ndërkombëtarë si INTERPOL, dhe ndaj kësaj ministre të pandergjefjshme e sovenishe të inicohet procedure e fletarrestit ndërkombëtarë dhe në momentin e kapjes së saj, ne do kërkojmë ndihmë edhe nga misioni i OKB-së dhe NATO, sepse duke ditur që ajo flet për spastrim etnik ndaj shqipatrëve, duhet ditur se NATO na ka ccliruar nga spastrimi etnik gjahkatare i Millosheviqit”, tha Gjini.

Avokati vlerëson se deklarimet e ministres serbe nuk cenojnë vetëm shqiptarët, por paraqesin rrezik edhe për misionin e NATO-s në Kosovë. Ai kërkoi gjithashtu që Paunoviq të largohet nga posti i ministres.

“Deklarimi i saj le që na shqetëson ne, por na rrezikon si popullatë, na kthen në ato kujtime e këqija serbe, të cilët kanë bërë spastrim etnik. Nga ana tjeter e rrezikon edhe misionin e NATO-s, sepse këtu është paqeruajtës dhe vet deklarimi i saj duhet të jetë kambanë për misionin e OKB-së. Edhe NATO duhet të brengoset pasi që ende siguria jonë është në duar te saj. Kjo ministre duhet të jap dorëheqjeje dhe të bëjë presion diplomatik evropian dhe me gjërë. Kam parë dje në deklarim se ka kërkuar falje presidentit Vuçiq dhe qeverisë se saj, por për shqiptarët nuk ka kërkuar falje”, tha Gjini.

Ai e ka cilësuar qesharak vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ta shpallur Paunoviqin non grata, duke thënë se një masë e tillë nuk përputhet me pasojat që, sipas tij, mund të kenë deklaratat e saj për popullin, rendin kushtetues dhe atë publik.

“Republika e Kosovës ka marrë një nismë ligjore për ta shpallur non grata, kjo është qesharake në raport me pasojat çka paraqet për ne si popull dhe që cenon rendin kushtetues dhe publik… Unë do të kërkoj që Prokuroria Speciale të aktivizohet, të kërkoj ndihmën e FBI dhe INTERPOL dhe e njëjta të kapet sa me parë”, tha ai.

Vetë Paunoviq ka kërkuar falje për deklaratat e saj skandaloze ndaj Vuçiqit, por jo ndaj shqiptarëve.

Deklaratat e saj lidhur me spastrim etnik të Kosovës u bënë fundjavën e kaluar, gjatë një emisioni për Kuririn serb.

Të enjten është dorëzuar edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e saj nga detyra e ministres në Serbi.


Shtuar 17.07.2026 16:02

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş