Në pamje dramatike të publikuara dje një grup prej 100 emigrantësh shihej që hynte me forcë në Shtetet e Bashkuara duke rrëzuar gardhin e telave me gjemba e duke marrë përpara rojet e kufirit.
Rreth 600 emigrantë ishin grumbulluar dje para rojeve të Gardës Kombëtare kufirit në një fushë në El Paso, Texas para se situata të tensionohej dhe ata të mësynin për të kaluar në anën tjetër, shkruan rrjeti britanik Metro.
Burrat me kapuçë, doreza të xhaketa të rënda dimri morën përpara rreth pesë roje që ishin para tyre. Disa prej emigrantëve shiheshin që mbanin duart lart në shenjë dorëzimi mes kaosit, kurse të tjerë kapërcenin gardhin duke rrëzuar rojet që i ndalonin.
Situata të dëshpëruara janë parë shpesh përgjatë kufirit SHBA-Meksikë teksa dhe dislokimi i Gardës Kombëtare nuk ka pasur efekt ndaj mijëra njerëzve të dëshpëruar që kërkojnë t’i shpëtojnë varfërisë e dhunës duke ardhur në SHBA.