Tarifat e Shteteve të Bashkuara për automjetet, pjesët e automjeteve dhe çelikun kanadez do të dyfishohen në 50%, duke filluar nga 1 janari 2027, njoftoi presidenti amerikan Donald Trump.
Të lidhura
None found
Vendimi u bë i ditur pas dështimit të bisedimeve tregtare mes Uashingtonit dhe Otavës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump sqaroi se mallrat e prodhuara në SHBA nuk do t’i nënshtrohen këtyre tarifave.
“Nëse prodhohet në SHBA, tarifat do të jenë zero. Kanadaja nuk do të trajtohet më si një shtet!”, shkroi presidenti amerikan.
Trump akuzoi Kanadanë se për vite me radhë ka përfituar padrejtësisht nga marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara. Ai tha se tarifat e vendosura nga Otava ndaj fermerëve dhe produkteve bujqësore amerikane kanë dëmtuar interesat e SHBA-së.
“Kanadaja ka plaçkitur Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vite me radhë”, deklaroi ai, duke e përshkruar situatën si “të paqëndrueshme”.
Presidenti amerikan vijoi të kritikojë Otavën, duke theksuar se Kanadaja varet shumë më tepër nga tregtia me SHBA-në sesa Shtetet e Bashkuara nga ajo kanadeze.
“Ne nuk kemi nevojë për Kanadanë. Kanadaja ka nevojë për ne”, u shpreh Donald Trump.
