Trump ndryshon skemën e vaksinimit të fëmijëve në SHBA: rekomandohen vetëm 11 vaksina

Presidenti amerikan Donald Trump firmosi të hënën një urdhër ekzekutiv që sjell ndryshime në rekomandimet për vaksinimin e fëmijëve, duke e çuar në 11 numrin e vaksinave të këshilluara.

Të lidhura

None found

Mes masave të reja përfshihet edhe riorganizimi i administrimit të vaksinës së kombinuar kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, e njohur si MMR. Sipas skemës së re, ajo nuk do të jepet në një dozë të vetme, por do të ndahet në tre vaksina të administruara gjatë tri vizitave të ndryshme te mjeku.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se administrata e tij mbështet përdorimin e 11 vaksinave, të cilat, sipas tij, janë të orientuara drejt mbrojtjes nga “sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme”.

Ai pretendoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara u rekomandojnë fëmijëve më shumë vaksina sesa vendet e tjera. Sipas presidentit amerikan, në disa raste numri i dozave të këshilluara në SHBA arrin deri në dyfishin e atyre që rekomandohen në disa vende të Evropës.

Ekspertët e shëndetit publik kanë shprehur shqetësim për këto ndryshime, duke nënvizuar se kalendari i vaksinimit të fëmijëve është hartuar mbi bazën e të dhënave shkencore të mbledhura gjatë dekadave.

Specialistët theksojnë se vaksinimi është thelbësor për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundje të rënda, përfshirë edhe ato që mund të rrezikojnë jetën.

Paralajmërimi i tyre është se reduktimi i vaksinave të rekomanduara mund të lërë më shumë fëmijë të pambrojtur ndaj sëmundjeve që mund të parandalohen përmes vaksinimit.

Urdhri i ri pritet të nxisë një debat të gjerë në SHBA mes autoriteteve shëndetësore, ekspertëve dhe prindërve, veçanërisht për ndryshimin e kalendarit të vaksinimit dhe administrimin e vaksinës MMR në tri etapa të veçanta.


Shtuar 11.08.2026 08:10

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcup girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom