Një ngjarje e rëndë ka nodhur dy ditë më parë në Gjermani, ku një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-gruan e tij me thikë në prani të tre fëmijëve të mitur.
Raportohet se krimi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Dortmundit. Viktima, një 30-vjeçare shqiptare, ka humbur jetën pas disa goditjeve me thikë nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeçar.
Fëmijët e çiftit, përkatësisht të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç, kanë qenë dëshmitar të ngjarjes. Pasi e panë nënën e tyre të gjakosur ata kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët, por fatkeqësisht gruaja nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra të shkaktuar nga goditjet me thikë.
Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Würzburg. Burri i cili njihej për dhunën e vazhdueshme që ka ushtruar ndaj viktimës po hetohet për vrasje me dashje. Sipas Bild gruaja ishte zhvendosur në apartamentin e ri në North Rhine-Ëestphalia në fund të tetorit.