Rasti i jashtëzakonshëm që bashkoi Messin dhe Yamalin shumë përpara finales së Botërorit

Lionel Messi dhe Lamine Yamal do të gjenden përballë njëri-tjetrit për herë të parë në fushë të dielën, kur Argjentina dhe Spanja të luajnë finalen e Kupës së Botës 2026.

Të lidhura

None found

Argjentinasi vlerësohet nga shumëkush si lojtari më i madh në historinë e futbollit, ndërsa spanjolli konsiderohet pasuesi i tij te Barcelona dhe një prej emrave më të spikatur të gjeneratës së re.

Messi është 39 vjeç, kurse Yamal ka mbushur vetëm 19 vjeç. Prania e të dyve në të njëjtën finale të Kupës së Botës përbën në vetvete një ngjarje të jashtëzakonshme, duke reflektuar jetëgjatësinë e argjentinasit dhe dhuntinë e veçantë të spanjollit.

Sidoqoftë, rrugët e tyre janë takuar edhe më parë, siç shkruan BBC.

Një takim që daton në vitin 2007

Rrëfimi nis pothuajse 20 vjet më parë. Në vitin 2007, Messi ishte 20 vjeç dhe sapo kishte siguruar një rol të rëndësishëm në skuadrën e parë të Barcelonës. Ndërkohë, Lamine Yamal ishte një foshnjë pesëmuajshe.

Ajo që ndodhi atëherë u fiksua në disa fotografi të shkrepura nga fotografi katalanas Joan Monfort.

Imazhet u përhapën gjerësisht dy vjet më parë, kur Yamal kontribuoi në triumfin e Spanjës në Euro 2024. Babai i futbollistit publikoi një prej tyre në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me fjalët: “Fillimi i dy legjendave”.

Në fotografi, Messi shfaqet teksa mban në krahë dhe lan në vaskë një foshnjë, e cila vite më vonë do të ndiqte pothuajse të njëjtin itinerar drejt elitës së futbollit.

Joan Monfort e cilëson këtë episod si “Një mrekulli e vërtetë e fatit”.

“Është një rastësi e pabesueshme, kur zbulon diçka shumë më të madhe nga sa e kishe imagjinuar. Nëse kjo do të ishte pjesë e një filmi, askush nuk do ta besonte”, rrëfen ai.

Messi nuk e dinte si të vepronte me një foshnjë

Seanca fotografike u organizua në dhomën e zhveshjes së miqve në stadiumin “Camp Nou”. Familja e Lamine Yamal kishte fituar një konkurs të gazetës katalanase Sport, të realizuar në bashkëpunim me UNICEF-in dhe sponsorin e fanellave të Barcelonës.

Shpërblimi përfshinte një set fotografish profesionale të foshnjës pranë një lojtari të ekipit të parë të Barcelonës.

Familja e Yamalit u përzgjodh përmes shortit dhe, rastësisht, futbollisti që iu caktua ishte Lionel Messi.

Mounir Nasraoui, babai i Yamalit, ka prejardhje marokene, ndërsa nëna e tij, Sheila Ebana, është nga Guinea Ekuatoriale. Të dy u rritën në Katalonjë, pasi familjet e tyre ishin zhvendosur atje vite më herët.

Monfort tregon se për një kohë të gjatë nuk e kishte kuptuar se foshnja e fotografive ishte pikërisht Lamine Yamal.

“Nuk e dija fare se ishte Lamine derisa një mik më telefonoi në vitin 2024 dhe më tha se babai i tij e kishte publikuar fotografinë në Instagram”.

“Messi ishte shumë i turpshëm dhe introvert. Hyri në dhomën e zhveshjes dhe papritur iu desh të pozonte me një foshnjë. Nga shprehja e fytyrës dukej sikur nuk kishte asnjë ide se çfarë duhej të bënte”, vijon fotografi.

Sipas Monfort, nëna e Yamalit dha një ndihmë të madhe gjatë realizimit të fotografive.

“Lamine ishte një foshnjë shumë e qeshur dhe e qetë. Sheila ishte ende shumë e re dhe familja e tyre jetonte në kushte të vështira ekonomike, por ishin njerëz të mrekullueshëm për të punuar”, deklaroi Monfort.

Ai shton se Messi iu përshtat shpejt situatës dhe e përfundoi sesionin me profesionalizmin që e ka karakterizuar gjithmonë.

Në atë kohë, Messi luante te Barcelona me fanellën numër 19. Vetëm një vit më pas, pas largimit të Ronaldinhos, ai do të merrte fanellën ikonike me numrin 10.

Rrugëtime të ndryshme

Në moshën 19-vjeçare, Messi kishte shënuar vetëm 11 gola në karrierë dhe kishte fituar nga një titull në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Në të kundërt, kur mbushi 19 vjeç, Lamine Yamal kishte realizuar tashmë 56 gola, kishte fituar tri tituj të La Ligës, një Kupë të Mbretit dhe Kampionatin Evropian me Spanjën.

Emri i tij i plotë është Lamine Yamal Nasraoui Ebana. Fjala “Yamal” nuk përfaqëson mbiemrin e tij, por emrin e dytë.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se babai i tij ishte zotuar që djalin ta quante “Lamine Yamal”, në nder të dy miqve që e kishin ndihmuar familjen financiarisht në periudhën e lindjes së tij.

“Lamine” është emër arab me kuptimin “i ndershëm” ose “i besueshëm”, ndërsa “Yamal” përbën një variant të emrit “Jamal”, që nënkupton “bukuri” ose “elegancë”.

Rritja në vështirësi ekonomike

Yamal e kaloi fëmijërinë në Rocafonda, një lagje e qytetit Mataró, rreth 30 kilometra në veri të Barcelonës. Bëhet fjalë për një zonë punëtore, e ngritur gjatë viteve 1960 për familje emigrantësh.

Pas golave, ai shpesh formon me gishta numrin 304, kodin postar të lagjes ku është rritur.

Duke folur më herët gjatë këtij Botërori, Yamal u shpreh: “Ajo që kanë bërë nëna dhe babai im për mua është diçka që unë nuk do të mund ta bëja për askënd tjetër, përveç fëmijës tim”.

“Kur nuk ke para, është shumë e vështirë ta ndihmosh fëmijën të luajë futboll. Prindërit e mi arritën ta bënin këtë dhe është diçka që nuk do të mund t’ua shpërblej kurrë”.

Fotoja e njohur, ku Messi lan Yamalin, tashmë ka marrë status ikonik. Gjatë Euro 2024 dhe Kupës së Botës 2026, tifozët e Spanjës kanë shfaqur në stadium banderola me këtë imazh.

Përballja në finalen e Kupës së Botës

Për Joan Monfort, finalja mes Argjentinës dhe Spanjës përfaqëson përmbylljen ideale të historisë që filloi rastësisht 19 vjet më parë.

“Mendoj se po mbyllet cikli i historisë së tyre. Është një fund i lumtur”, theksoi Monfort.

Megjithatë, si tifoz i Barcelonës, ai pranon se nuk e ka të lehtë të vendosë se cilën skuadër dëshiron ta shohë fituese.

“Për Messin do të ishte perfekte ta mbyllte karrierën duke fituar Kupën e Botës për herë të dytë. Mendoj se e meriton. Lamine ka shumë vite përpara për të fituar trofe të tjerë. Por Spanja dhe ai kanë ardhur në këtë finale në momentin ideal. Nëse e fiton tani Kupën e Botës, ky sukses do të vlejë më shumë se shumë prej trofeve të tjerë”, shpreh ai preferencën e tij.

Në fund, Monfort përmbledh dilemen që ndajnë shumë tifozë para finales së madhe.

“Është shumë e vështirë për mua. Zemra ime është e ndarë në dy pjesë”, përfundon ai.

Spanja dhe Argjentina do të përballen të dielën, duke nisur nga ora 21:00, për titullin e Kupës së Botës.


MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet