Protesta para Kryeministrisë, Ilir Xhemalaj kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe: Qeveria hesht prej 72 orësh

Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila foli për spastrim etnik të Kosovës në vitin 1998, u vendos në qendër të fjalimeve gjatë ditës së 47-të të revoltës para Kryeministrisë. Nga foltorja në bulevard, aktivisti Ilir Xhemalaj kritikoi ashpër qeverinë shqiptare dhe kërkoi ndërmarrjen e menjëhershme të masave diplomatike.

Sipas Xhemalajt, kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë një përgjigje të shpejtë dhe zyrtare për këtë çështje. Ai denoncoi gjithashtu mbështetjen që ministrja serbe ka marrë nga zyrtarë të tjerë në Beograd.

Të lidhura

None found

Aktivisti e cilësoi të papranueshëm qëndrimin e Ivica Daçiçit në mbështetje të deklaratës për spastrimin etnik të shqiptarëve, duke theksuar se kjo kërkon një reagim të vendosur kombëtar.

“Kanë kaluar 72 orë dhe qeveria shqiptare ende nuk ka reaguar ndaj ministres serbe që foli për spastrim etnik të shqiptarëve. Ivica Daçiç, si vëllai i Ramës, deklaroi se ajo ministre kishte të drejtë. Jo, zotëri, ne jemi autoktonë aty!”, u shpreh i revoltuar Xhemalaj.

Në vijim të fjalës së tij, Ilir Xhemalaj tha se lëvizja qytetare dhe populli shqiptar nuk do të tolerojnë më asnjë lëshim që prek sovranitetin ose dinjitetin kombëtar. Ai përsëriti kërkesën që ministrja serbe të shpallet “non grata”.

“Për Shqipërinë ka nisur një kapitull i ri, ai i një vendi që nuk përkulet, nuk fal dhe nuk i jep më askujt as det e as tokë. Kërkojmë përsëri që ajo të shpallet ‘non grata’”, përfundoi aktivisti, ndërsa qytetarët e pranishëm në bulevard e pritën fjalën e tij me duartrokitje të shumta.


Shtuar 16.07.2026 20:48

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet