Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë që shënoi nisjen e Presidencës së Irlandës në Këshillin e Bashkimit Evropian.
Gjatë fjalimit të saj, Haxhiu vlerësoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian lidhet drejtpërdrejt me besueshmërinë dhe sigurinë e kontinentit evropian.
Të lidhura
None found
Ajo deklaroi se Kosova e ka qartësuar orientimin e saj drejt Evropës dhe i ka kryer obligimet që i takojnë.
Sipas Haxhiut, vendi meriton që në rrugëtimin drejt BE-së të trajtohet dhe vlerësohet sipas të njëjtave kritere që zbatohen për shtetet e tjera.
Haxhiu tha gjithashtu se Presidenca irlandeze mund të kontribuojë që procesi i zgjerimit të ruajë besueshmërinë, ndërsa Kosova të mos mbetet peng i bllokimeve politike që nuk lidhen me përparimin e saj.
