Tmerr në shkollën fillore! Adoleshenti qëllon me armë drejt nxënësve, vdes 12-vjeçari

Një sulm me armë në një shkollë 9-vjeçare ka tronditur ditën e sotme Finlandën, teksa një i mitur ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Vartaa, pak metra larg kryeqytetit Helsinki, në shkollën fillore “Viertola” e cila ka rreth 800 nxënës. Autori i sulmit ishte një 15-vjeçar, nxënës i shkollës, i cili hapi zjarr në një klasë me nxënës 12-vjeçarë. Nga plagët e marra, një nga fëmijët ndërroi jetë rrugës për në spital, teksa dy të tjerë janë ende në gjendje të rëndë.

Pasi kreu sulmin, adoleshenti u larguam e vrap nga shkolla, por policia arriti ta arrestonte pas rreth 50 metrash.

Nuk dihet ende shkaku i këtij sulmi, teksa ngjarje të tilla nuk janë të shpeshta në vendin nordik.


Shtuar 2.04.2024 17:13