Studimi: Vaksina e përditësuar kundër Covid-19 ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Vaksina e përditësuar kundër Covid-19 nuk ndihmon vetëm në mbrojtjen nga infeksioni, por shoqërohet edhe me një reduktim të konsiderueshëm të rrezikut për infarkt, goditje në tru dhe ndërlikime të tjera të rënda kardiovaskulare, sipas një studimi të ri.

Kërkimi, i botuar në revistën shkencore JAMA Internal Medicine, arriti në përfundimin se personat e vaksinuar kishin rreth 38% më pak gjasa të përballeshin me ngjarje të rënda kardiovaskulare të lidhura me infektimin nga Covid-19.

Të lidhura

None found

Në kuadër të studimit, shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e afro 1 milion të moshuarve amerikanë gjatë viteve 2024–2025. Ata vendosën përballë dy grupe: ata që kishin marrë vetëm vaksinën sezonale të gripit dhe ata që ishin vaksinuar si për gripin, ashtu edhe për Covid-19.

Pas një periudhe mesatare ndjekjeje prej tetë muajsh, u konstatua se te grupi i vaksinuar kundër Covid rreziku për infarkt, goditje në tru apo komplikacione të tjera të rënda të zemrës pas infektimit me virusin ishte 37.7% më i ulët.

Efekti mbrojtës u dallua sidomos te personat mbi 75 vjeç, si edhe te ata me sëmundje bashkëshoqëruese, përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet kronike të mushkërive. Sipas autorëve, vaksina duket se jep mbrojtje edhe për individë që mund ta kenë kaluar infektimin me Covid-19 pa e kuptuar.

Studimi nxori në pah gjithashtu se të vaksinuarit kishin afërsisht 6% më pak rrezik për sëmundje serioze të zemrës në përgjithësi, edhe në rastet kur ato nuk lidhen drejtpërdrejt me Covid-19. Njëkohësisht, u regjistrua edhe një ulje prej rreth 7% e shtrimeve në spital dhe e vdekjeve nga të gjitha shkaqet.

Sipas përllogaritjeve të studiuesve, për çdo 10 mijë persona të vaksinuar mund të parandalohen mesatarisht 23 ngjarje të mëdha kardiovaskulare, 30 shtrime në spital dhe 16 vdekje.

Megjithatë, autorët nënvizojnë se këto gjetje duhet të lexohen me kujdes, pasi studimi është zhvilluar kryesisht te të moshuar amerikanë, ku shumica ishin meshkuj.

Ekspertët kujtojnë se vaksinat kundër Covid-19 janë lidhur në raste shumë të rralla me miokardit dhe perikardit, por zakonisht këto komplikacione paraqiten të lehta. Sipas tyre, përfitimet nga vaksinimi mbeten dukshëm më të mëdha sesa rreziqet e mundshme.


Shtuar 27.06.2026 15:18

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas