Berisha: Kur isha kryeministër, shërbimet e huaja më njoftuan se Rama kishte udhëtuar në Teheran dhe ishte takuar me Ahmedinexhadin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai po përpiqet të godasë protestën qytetare dhe simbolikën që ajo përfaqëson.

Berisha u shpreh se Rama ka sulmuar blogerë dhe influencerë, ka shpallur “algoritmin si bajlozin e zi” dhe, sipas tij, në vend që të reflektojë për kërkesat e qytetarëve, merret me goditjen e pjesëmarrësve dhe figurave të lidhura me protestën.

Të lidhura

None found

Ai tha gjithashtu se kryeministri ka tentuar të diskreditojë edhe persona të veçantë, duke përmendur rastin e një zonje që, sipas tij, u shpall “non grata” vetëm sepse kishte një foto me Ahmedinexhadin.

“Shpall non-grata një zonjë sepse kishte një foto me Ahmedinaxhadin. Po më lejoni t’u tregoj një gjë o qytetarë. Kam qenë kryeministër në pushtet kur shërbimet e huaja më informojnë se Edi Rama ka shkuar në Teheran dhe është takuar me Ahmedinaxhadin”, u shpreh Berisha.

Më tej, ai deklaroi se Rama kishte udhëtuar disa herë drejt Iranit dhe shtoi se edhe Erion Veliaj e ka bërë atë rrugë disa herë.

Sipas Berishës, nga hetimet e organeve kompetente kishte rezultuar se të paktën në një rast, Rama kishte marrë pjesë në Internacionalen Socialiste të mbledhur në Iran nga Ahmedinaxhadi.

Berisha ngriti pyetjen se çfarë nënkupton kjo situatë, kur nga njëra anë, sipas tij, shpallet “non grata” një zonjë vetëm sepse, siç kishte shpjeguar, kishte marrë një medalje si lexuese e Kuranit në një konferencë fetare.

Kreu i PD-së foli edhe për sulmet që, sipas tij, janë bërë ndaj figurave të lidhura me UÇK-në. Ai tha se është arritur deri aty sa të përbalten figura të luftës, duke përmendur ish-luftëtarin e UÇK-së, Tahir Sinani.

Sipas tij, janë nxjerrë e janë kërkuar “si hiena të policisë sekrete të dikurshme” fatura dhe dokumente pa asnjë interpretim, me synimin për të njollosur luftën dhe UÇK-në, vetëm sepse në protestë është valëvitur edhe flamuri i UÇK-së.

Berisha ironizoi edhe përpjekjen e Ramës për të përdorur simbolin e flamingos, që është bërë identifikues i protestës. Ai tha se kryeministri përpiqet t’i luftojë protestuesit me mjete të tjera, duke e stampuar flamingon në bluzën e tij ose duke e vendosur në Facebook, por se nuk ka të drejtë morale ta bëjë këtë.

“Ti mund të stamposh në bluzën tënde Lubi Ballukun, dy Lindat, Gys Agasin, Engjëll Agaçin, Arubën. Mund të stamposësh drogën, kokainën, por kurrë flamengot”, tha Berisha.

Ai shtoi se herë të tjera Rama i vendos ata në foton kryesore të Facebook-ut, duke besuar se në këtë mënyrë bëhet më miqësor me ta.

Në përfundim, Berisha i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga detyra, duke deklaruar se ai është “armiku më i egër i të rinjve shqiptarë”.

“Je arrogant, je cinik, ti i urren ata dhe kërkon që ata të largohen nga Shqipëria. Ndaj dhe jep menjëherë dorëheqjen sepse po soset durimi i tyre”, tha ai.


Shtuar 27.06.2026 14:27

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas