Seanca e fundit plenare e sesionit të pranverës në parlamentin e Gjeorgjisë u shoqërua me një përleshje me grushte mes deputetëve.
Incidenti ndodhi gjatë pjesës së pyetje-përgjigjeve, pas paraqitjes së raportit vjetor të qeverisë nga Kryeministri Irakli Kobakhidze, ku u përfshinë deputetë të partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane dhe të forcës opozitare Për Gjeorgjinë.
Të lidhura
None found
Tensionet u përshkallëzuan pasi Giorgi Sharashidze i drejtoi kritika kryeministrit Kobakhidze lidhur me rolin e tij gjatë vizitës së fundit të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Videot e momentit u përhapën me shpejtësi dhe u bënë virale në rrjetet sociale.
