Tërmet në Napoli, regjistrohen edhe disa pasgoditje

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë ditës së sotme në Itali. Tërmeti u regjistrua me magnitudë 3.7 ballë, në zonën Campi Flegrei. Më pas u regjistruan edhe disa pasgoditje me po të njëjtën magnitudë.

Gjithashtu lëkundjet u ndjenë edhe në komunat Phlegraean, por edhe në lagjet e zonës perëndimore të Napolit, si Bagnoli, Fuorigrotta deri në Vomero dhe Arenella.

Lëkundjet e njëpasnjëshme ka shkaktuar frikë te banorët, ndonëse nuk u raportua për dëme. Por megjithatë Mbrojtja Civile ka qenë në gatishmëri pas ngjarjeve sizmike.


Shtuar 14.04.2024 17:15