Temperaturat ekstreme përfshijnë Evropën Qendrore e Lindore, Sllovakia arrin 42 gradë dhe Polonia përballet me probleme energjetike

Evropa Qendrore dhe Lindore është përfshirë nga një valë e fuqishme të nxehti, e cila ka sjellë rekorde të reja temperaturash dhe pasoja serioze në disa shtete.

Të lidhura

None found

Në zonën e Dolné Plachtince, termometri shënoi 42 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për Sllovakinë. Vlera jashtëzakonisht të larta u raportuan gjithashtu në Austri dhe Hungari, ndërsa autoritetet po përballen me efektet e një thatësire të zgjatur.

Nxehtësia dhe rënia e nivelit të ujit në lumin Vistula në një pikë kritike krijuan vështirësi për sistemin energjetik të Polonisë. Autoritetet u detyruan të pezullonin përkohësisht punën në dy termocentralet me qymyr, Kozienice dhe Połaniec, duke hequr nga rrjeti elektrik i vendit rreth 1.3 gigavat kapacitet.

Përballë kësaj situate, kryeministri polak Donald Tusk u kërkoi punëdhënësve të mbrojnë punonjësit gjatë temperaturave të larta, duke u vënë në dispozicion ujë të ftohtë dhe hapësira të freskëta.

Ndërkohë, në Gjermani, aktivistë të klimës zhvilluan një protestë përpara kancelarisë dhe kërkuan masa shtesë kundër pasojave të temperaturave ekstreme. Instituti Robert Koch vlerëson se gjatë kësaj vere, rreth 11 900 persona kanë vdekur si pasojë e nxehtësisë.

Rreziku i zjarreve po shtohet në mbarë kontinentin për shkak të temperaturave rekord, thatësirës dhe mungesës së reshjeve, paralajmërojnë ekspertët. Të dhënat e Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje tregojnë se, që prej fillimit të vitit, në Bashkimin Evropian janë djegur rreth 500 mijë hektarë tokë, kryesisht në Spanjë dhe Francë.

Gjendja paraqitet veçanërisht problematike edhe në Austri, Çeki dhe Sllovaki, ku kushtet që favorizojnë shpërthimin e zjarreve kanë kapërcyer rekordet e mëparshme të regjistruara për këtë periudhë të vitit.

Sipas ekspertëve të mjedisit, ndryshimet klimatike kanë rënduar si valën ekstreme të të nxehtit, ashtu edhe thatësirën. Ata paralajmërojnë se në vitet e ardhshme presioni mbi infrastrukturën energjetike dhe burimet ujore do të vijë duke u rritur.


Shtuar 7.08.2026 14:29

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss