Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e së martës në lagjen Turgutlu të Manisës, në Turqi, pranë një shkolle të mesme. Si pasojë e sulmit me armë, tetë persona, mes tyre edhe nxënës, mbetën të plagosur.
Të lidhura
None found
Guvernatori i Manisës bëri të ditur se njoftimi për të shtënat pranë Shkollës së Mesme Teknike dhe Orientale Profesionale “İnci Üzmez” mbërriti rreth orës 07:59.
Menjëherë pas alarmit, në zonë u nisën forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore. Të tetë të plagosurit u dërguan në spital për trajtim.

Autoritetet dyshojnë se gjatë sulmit është përdorur një pushkë gjahu. Pas operacionit të nisur në vijim të incidentit, forcat e sigurisë bënë të mundur gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë personin e dyshuar teksa hyn në oborrin e shkollës me armën në dorë. Në regjistrime ai duket duke lëvizur pranë kompleksit arsimor dhe, pasi qëllon me armë, largohet nga vendi duke e mbajtur atë.
Për rastin është hapur një hetim gjyqësor dhe administrativ. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit.
Sipas të dhënave të bëra publike, autori dyshohet se është larguar në këmbë pas sulmit, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.
Hetimet vijojnë në vendngjarje, ndërsa motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.
