Përballë kërcënimeve nga Rusia, Lituania ka përgatitur skenarë për evakuimin e qytetarëve. Kryeministri Mindaugas Sinkevičius i tha BBC-së se vendi po planifikon për situata të ndryshme dhe se nuk do të dorëzohet nëse përballet me një sulm.
Të lidhura
None found
“Nëse sulmohemi, ne do të kundërsulmojmë… do të angazhohemi”, u shpreh Sinkevičius. Ai bëri të ditur gjithashtu se autoritetet kanë parashikuar edhe largimin e të moshuarve nga qytetet.
Sipas kryeministrit, Lituania ndihet “vazhdimisht e kërcënuar” nga Rusia, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë në hapësirën ajrore të vendit.
Një javë më parë, avionët luftarakë të NATO-s rrëzuan një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore lituaneze. Ende nuk është konfirmuar prejardhja e tij, ndërsa ministri lituanez i Mbrojtjes deklaroi se droni kishte ardhur nga drejtimi i Bjellorusisë.
Lituania është pjesë e NATO-s dhe kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit.
