Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Një shpërthim i fuqishëm i vuri flakën një fabrike të baterive të litiumit në Korenë e Jugut të hënën.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, atje janë vrarë të paktën 16 persona dhe një operacion kërkim-shpëtimi është duke vazhduar për pesë të tjerë që mbeten të zhdukur, thanë zyrtarët lokalë të zjarrfikësve.

Zjarri, i cili kryesisht është shuar, shpërtheu në një fabrikë të drejtuar nga prodhuesi i baterive Aricell në Hwaseong, një grup i madh industrial rreth 90 minuta në jugperëndim të kryeqytetit Seul.

Zjarri filloi pasi një seri pjesë baterish shpërthyen brenda një magazine me rreth 35,000 njësi, tha Kim Jin-young, një zyrtar lokal i zjarrfikësve.

Ajo që kishte shkaktuar shpërthimin mbetet e paqartë, shtoi ai.

Kim Jae-ho, profesor i Parandalimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive në Universitetin Daejeon, tha se zjarri ndoshta ishte përhapur shumë shpejt që punëtorët të shpëtonin.

“Materialet e baterive si nikeli janë lehtësisht të ndezshme”, tha ai. “Kështu shpesh, nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u përgjigjur, krahasuar me një zjarr të shkaktuar nga materiale të tjera”.

E themeluar në vitin 2020, Aricell prodhon bateri primare litium për sensorë dhe pajisje radio komunikimi. Ajo ka 48 punonjës, sipas dosjes së saj të fundit rregullatore dhe profilit të saj Linkedin.

 


Shtuar 24.06.2024 12:51